Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e Peqinit, BIRN: Autori 20 ditë me armë në qeli! Dyshohet se e mbante në ambientet e ajrimit dhe regjimin e brendshëm

Prokuroria e Elbasanit njoftoi të shtunën rrethanat e vrasjes së të premtes në burgun e Peqinit, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur. Prokuroria deklaroi gjithashtu se kishte ndaluar drejtorin e burgut, Kamber Hoxha dhe 11 vartës të tij të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.


Si autor i ngjarjes akuzohet i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “vrasja në rrethana cilësuese”, nga e cila një e mbetur në tentativë; “mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Të 12 zyrtarët dhe punonjësit e policisë së burgut të Peqinit janë ndaluar për veprën penale “shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pas mesditës së të premtes, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë ndaj të dënuarit Arben Lleshi duke e lënë të vdekur në vend, si dhe ndaj Indrit Shaqjas të cilin e ka plagosur.

Më pas, Mjacaj ka kanosur me armë zjarri punonjësit e shërbimit dhe është izoluar në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Prokuroria thotë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Pas marrjes në pyetje të autorit të Mjacajt dhe kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, është konkluduar se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga autori i vrasjes për rreth 20 ditë. Prokuroria dyshon se arma e zjarrit është mbajtur nga Mjacaj edhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg, si në atë të ajrimit dhe në regjimin e brendshëm.

“…Ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu, gjatë transferimit nga ambjentet e godinës së emërtuar si 41 biz ku ka qenë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjacaj, rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrollit fizik dhe të sendeve personale, si parashikon skema e sigurisë,” deklaroi më tej Prokuroria.

Po ashtu, theksohet se nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin ngjarja e rëndë e ndodhur të premten.

Bazuar në të dhënat e hetimit paraprak është kryer ndalimi i të dënuarit 28 vjeçar Sokol Mjacaj dhe i 12 zyrtarëve dhe punonjësve të policisë në burgun e Peqinit. Konkreisht, janë ndaluar drejtori i burgut Peqin, Kamber Hoxha; shefi i regjimit të godinës 41 Bis, Qani Muça; ish-shefi i sigurisë, Nikolin Gjonpalaj; shefi regjimit në një godinë të burgut, Vilson Shima; specialist i informacionit, Arben Dulellari; dhe punonjësit e shërbimit, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Genci Muça, Indrit DUbali Klement Haka dhe Erjon Çila.

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015./BIRN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme