Një infermiere preket nga koronavirusi derisa po i jepte ndihmë pacientëve në Klinikën Infektive

Nga 8 persona që dolën pozitiv dje me koronavirus në Kosovë, një nga ta është infermiere që punon në Klinikën Infektive në Prishtinë.


Infermierja është prekur me koronavirus dje pasi pati kontakt të afërt me njërin nga pacientët që kishte koronavirusin, derisa po i ndihmonte për shërim atij.

Komunikata e plotë:

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19.

Nga këta 34 pacientë:

· 26 prej tyre janë në gjendje stabile;
· 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19.
Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë.

Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme