Një muaj paraburgim për personin që dyshohet të ketë kryer 7 vjedhje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.D., me dyshimin se i njëjti në mënyrë të vazhdueshme, 7 herë ka kryer veprën penale “ vjedhje”, nga neni 325 paragr.1 të KPRK-së.

“I pandehuri dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje, në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1.120 euro, dhe gjërat që i njëjti dyshohet që ka vjedhur janë 5 biçikleta, një Laptop dhe dy parë atlete”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme