Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në vitin 1989

Një i dyshuar për vrasje në shenjë hakmarrjeje iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.

I pandehuri H.Z. dyshohet se kishte kryer një vrasje në shenjë hakmarrje më 1989.

Siç njofton kumtesa, i pandehuri dyshohet se më 20 tetor 1989 në Deçan bashkë me tashmë të dënuarin S.Z. kishin vrarë viktimën Z.U. duke e therur 16 herë me thikë.

“Dyshohet se vepra kishte ardhur në shenjë hakmarrje pas rrahjes më 12 qershor të po atij viti në fshatin Strellc të Epërm në Deçan”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme