Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore ka caktuar një muaj paraburgim për një të dyshyar i cili ka tentuar ta vras një person tjetër.

I pandehuri D.A dyshohet se më 22 maj rreth orës 15:30 në Rrugën “Drenica” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje verbale-fjalosje në komunikacion, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.J.I pandehuri D.A kishte marr revolen nga vetura e tij dhe kishte shtëne në drejtim të të dëmtuarit V.J me ç’ rast predha e revoles kishte goditur automjetin e të dëmtuarit në derën e pasme ana e majtë, ku kishte depërtuar brenda në automjet në pjesën mbrapa në dysheme.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme