Për gjuajtje në drejtim të policëve… një muaj paraburgim

Të pandehurit Y.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, transmeton Koha,net .

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Y.D për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope, njofton kumtesa nga Gjykata .

Dyshohet se Y.D, më 17.08.2017, rreth orës 15.00, në rrugën Vjosa në Fushë Kosovë, ka tentuar t’i privojë nga jeta personat zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës,

Ai , kur njësia policore kishte shkuar në shtëpinë e tij për shkak të dhunës në familje, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shtënë me armë zjarri – tri gjuajtje- plumba në drejtim të njësisë policore. Në momentin kur policia i kishte dhënë urdhër ta lëshojë armën dhe të dorëzohet, i pandehuri Y.D kishte ikur në drejtim të panjohur.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme