Pesë pako me marihuanë me peshë 5 kilogramë e 455 gramë, polici Gazmend Dobruna i kishte bartur më 2 tetor të vitit të kaluar në veturë nga Peja deri në fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës.
Destinacion të fundit kishte pasur qytetin e Podujevës, ku dyshohet se së bashku me Shaban Halimin dhe Aziz Hamitin kishin pasur në plan shitblerjen e kësaj substance narkotike. Më konkretisht, dyshohet se Dobruna kishte pasur në plan që këtë substancë t`ua shiste këtyre dy personave, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo atë ditë plani u kishte shkuar huq. Ata ishin ndalur nga policia në fshatin Shakovicë dhe pas kontrollimit, pakot me narkotikë ishin gjetur në bagazh të veturës.