Një nga udhëtarët rrëfen momentin tragjik kur autobusi u përplas për asfalti (Video)

Njëri nga udhëtarët që ka qenë brenda autobusit, i cili gjatë ditës së djeshme u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë, ka treguar atë se çfarë ka përjetuar.

Ai tha fillimisht është dëgjuar zhurmë brenda autobusit, ndërsa më pas shoferi e ka humbur kontrollin e tij dha kanë dalur nga rruga, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Së pari familjarëve të të vdekurve ju shpreh ngushëllime. Në orën 16:15 dolëm prej punë prej Ministrisë së Ekonimisë. Diku rreth orës 16:30 u nisëm rrugës. Isha ulur në karrigen e tretë në anën e kundër të shoferit. Dhe papritmas filloi një zhurmë, unë u ngrita në këmbë dhe dola tek shoferi, kur e pash se ai kishte probleme me drejtimin e autobusit”. “Pas kësaj autobusi doli në korsinë tjetër Tetovë-Shkup. Fatmirësisht nuk kishte vetura tjera. Më kujtohet momenti kur u përplas autobusi për asfalti dhe kur u ndal autobusi dola prej dritares. Nuk kam lëndime të mëdha dhe serioze”, tha mes tjerash udhëtari që ishte brenda autobusit.

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme