Ambasadori gjerman: Dialogu të vazhdojë, 2019-a vit i lajmeve të mira

Marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë duhet të përfshijë të gjitha çështjet e hapura dhe të jetë e zbatueshme, ka thënë Thomas Schieb, transmeton Gazeta Metro

Ambasadori i Gjermanisë në Serni Thomas Schieb ka thënë sot se Gjermania bashkë me partnerët e saj everopianë e amerikanë qartas angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë dhe ka shfaqur shpresën se dialogu i Beogradit e Prishtinës do të vazhdojë se shpejti dhe se viti 2019 do të jetë vit i lajmeve të mira.

“Besojmë fuqimisht se dialogu, në të cilin ndërmjetëson BE-ja do të vazhdojë së shpejti”, ka thënë Schieb për agjencinë Beta.

Ai ka thënë se “vetëm dialogu mund të shpiejë deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme, e cila është parakusht për BE-në”.

“Nënkuptohet se një marrëveshje e tillë duhet të gjejë përgjigje në të gjitha çështjet e hapura, ndërsa me këtë rast të mund të zbatohet. Ajo duhet të mbështetet në parimin e multietnicitetit dhe në standardet demokratike, në mënyrë që t’i kontribuojë stabilitetit të regjionit. Nga ky shkak, na vjen keq për shkak të të gjitha veprimeve të njëanshme, të cilat e rrezikojnë nisjen e sërishme të dialogut”, ka shtuar Schieb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme