SPB Ohër njoftoi se 47-vjeçari G.I. nga Ohri dëmtoi tabelën e klubit të sapohapur bullgar “Car Boris Treti” dhe emrin e tij do t’ja dorëzojë shoqatës në mënyrë që ato në mënyrë private të paditin të njëjtin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më datë 12.10.2022, SPB Ohër ka marrë në pyetje G.I.(47) nga Ohri, gjatë së cilës është konstatuar se është autor i veprës penale “dëmtim”, të kryer në një tabelë reklamuese me mbishkrimin “Car Boris III” të vendosur sipër objektit të shoqatës që gjendet në qendrën tregtare “Amam” në bulevardin “Makedonski Prosveteliteli” në Ohër.
Në lidhje me veprën penale të parashikuar në nenin 243 të Kodit Penal dhe në konsultim me Prokurorin Publik, SPB Ohër do t’i dërgojë një njoftim shoqatës, duke pasur parasysh se sipas nenit 243 paragrafi 3, prokuroria për krim bënë ndjekjen pas ngritje së kallëzimit penal në mënyrë private”, njoftojnë nga SPB Ohër.