Një pikturë e Picassos konfiskohet në Turqi, arrestohen tre të dyshuar

Piktura, për të cilën besohet se është vepër e Pablo Picasso-s, një nga artistët më të njohur të shekullit të 20-të, është konfiskuar në provincën Erzurum, në lindje të Turqisë, njoftuan forcat e sigurisë së këtij vendi.

Xhandarmëria e komandës në Erzurum, njoftoi se piktura në këtë qytet arriti nga provinca lindore turke Van dhe se trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë ndaluan një automjet në distriktin Horasan dhe arrestuan tre të dyshuar.

Image

Tetë vepra arti të “Picassos”, të cilat më parë u larguan nga Muzeu shtetëror irakian, ndërsa në aksion u konfiskuan tre letra hieroglifik të egjiptianëve të vjetër.

Hetimi paraprak ka vërtetuar se portreti i burrit të ri të buzëqeshur mban firmën e Picasso-s nga viti 1939, transmeton AA.

Në anën e prapme të pikturës gjenden informacione dhe vula që vërtetojnë se piktura i takon artistit spanjoll.

Autoritetet turke do të vërtetojnë autenticitetin pas hetimit të cilin do ta zbatojnë me përfaqësuesit e Muzeut kryesor në Erzurum dhe Odsjek për histori të artit në Universitetin Ataturk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme