Një prej hartuesit e Kushtetutës së Kosovës: “Pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje të reja”

Profesori universitar dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku e ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për Kryeministër Avdullah Hoti, ka qenë i pritur.

Ai tha për klan Kosova se e sheh si zgjidhje që vendi të shkojë në zgjedhje pasi të kalojë rreziku i pandemisë Covid-19.

“Unë krejtësisht me kompetencë e them se është bërë gabim që nga fillimi kur koalicioni ka nxituar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë për shkakun se nuk ka mbështetje në Kushtetutë. Neni 95 ku shkruan se opozita parlamentare ka të drejtë për ta formuar qeverinë nuk ka të bëjë fare me këtë rast sepse aty i referohet qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje – ai është shëndosh e mirë. Nuk ka mbetur Qeveria pa kryeministër. Unë nuk kam kurrfarë interesi që të anoj sepse nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik. Kam qenë përpara dhe për shkaqe parimore e kam braktisur. Po e zëmë që shkojmë në raundin tjetër, por për të shkuar atje duhet të përmbyllet raundi i parë.

Këtu është një zbrazëti juridike dhe unë nuk e di si na është përvjedhur kjo. Me nenin 100, Presidenti e ka të drejtën që ta shpërbëjë Kuvendin. Në këtë rast rezulton që kryeministri e ka këtë diskrecion për ta propozuar kandidatin. Tani për tani është pozicioni tek subjekti politik sepse merret parasysh interesi i këtij subjekti për ta formuar Qeverinë. Me këtë Kushtetutë zgjidhja do të ishte që të pritet të kalojnë rrethanat e jashtëzakonshme dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Nuk mundet kurrsesi që subjekti fitues të lihet anash dhe të formohet një Qeveri me partitë tjera”, tha ai.

Po ashtu profesori shtoi mes të tjerash se: “Vendimi i Kushtetueses e kam pritur, por kjo është një çështje që duhet interpretuar. Nuk është paragjykues ky vendim që do të thotë se Gjykata nuk është lëshuar në vlerësimin e kushtetutshmërisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme