Një prej sulmuesve në Shri Lanka kishte studiuar në Britani dhe Australi

Një prej sulmuesve me bomba në Shri Lankë që ndodhën në ditën e Pashkëve, kishte studiuar në Britani të Madhe.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Shri Lankës tha që një prej sulmuesve ka studiuar në Britani të Madhe, si dhe kishte qenë pjesë e një trajnimi në Australi.

Kjo deklaratë erdhi pasi që numri i të vdekurve shkoi në 359 të mërkurën, ndërsa ka më shumë se 500 të plagosur.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe tha që ISIS-i mund të jetë i lidhur me sulmet. ISIS-i veçse e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, që kishin shënjestër kishat dhe hotelet me pesë yje, por ata nuk kanë dhënë prova konkrete për lidhjet e tyre më këto sulme.

Ndryshe autoritetet e sigurisë kanë identifikuar tetë nga nëntë sulmuesit, njëra prej të cilëve ka qenë femër. Shumica e sulmuesve thuhet të kenë kryer shkollimin e lartë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme