Pas një pune hetimore, policia njofton se janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë, nën dyshimin se gjatë muajit të kaluar kanë kryer vjedhje në Fushë Kosovë.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe 270 euro.
Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.