“Një shpirt në luftë që u përpoq t’i ofronte qetësinë një shoqërie në kaos”- Tabaku reagon për ndarjen nga jeta të autorit Ismail Kadare: Ditë e trishtë e gjuhës shqipe!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.


Përmes një postimi në facebook, Tabaku shkruan se kjo është një ditë e trishtë e gjuhës shqipe, ndërsa prej nesh largohet gjigandi i letërsisë shqiptare, i cili në kohë të errëta ishte një dritare shprese për shumë shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Një ditë e trishtë kjo e sotmja. Një ditë e trishtë kjo e gjuhës shqipe ndërsa prej botës sonë largohet një gjigand i letërsisë shqiptare që në kohë të errëta ishte një dritare shprese për shumë shqiptarë. Ndërsa në kohët e një demokracie të turbullt ishte njeriu që preku zemrat dhe emocionet e një brezi të trazuar nga një botë e re.

Një kristal i dy kohëve të turbullta që tejkaloi kufijtë e hekurt të një bote të ndarë në kampe. Një shpirt në luftë që u përpoq t’i ofronte qetësinë një shoqërie në kaos.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh

Të gjej një fushë a një lulnajë

Ku butësisht porsi polen

Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

U prehsh në paqe gjigandi jonë! Trashëgimia jote në prozë e poezi do të vazhdojë të trashëgohet brez pas brezi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme