“Një shtetas turk u përpoq të sillte në mënyrë të paligjshme 116 implante dentare nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, të cilat kërkojnë leje të veçanta për import. Tentativa e tij u pengua nga doganierët, të cilët gjatë kontrollit të bagazhit personal gjetën implantet e pa-deklaruara, me vlerë rreth një milion denarë. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës”, njoftuan nga Drejtoria e Doganës.



