Një super ndeshje sot mes City dhe Liverpooli

City dhe Liverpooli ndeshen sot në një super ndeshje.

Manchester City dhe Liverpooli do të ballafaqohen sot në kuadër të javës së 29-të në Premier League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, me fillim nga ora 13:30.

Cityt i duhet me patjetër fitorja, në mënyrë që t’i afrohet kreut të tabelës, që është tetë pikë larg, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Liverpooli, ndryshe nga sezonet e kaluara që luftonte për titull, tani po synon vetëm një vend në top katërshe, që dërgon në grupet e Ligës së Kampionëeve.

Liverpooli renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, pas 26 ndeshjeve, me dy takime më pak të zhvilluara, në krahasim me Tottenhamin, që për momentin e mban atë pozitë, e që ka 49 pikë.

Kujtojmë, trajneri Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion Phil Fodenin, teksa Erling Haaaland, ende është në dyshim nëse do të paraqitet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme