Një tjetër shpërthim në një kishë në Aleksandri

Të paktën 27 persona mbetën të vdekur nga shpërthimi i parë brenda një kishe të koptëve në Tanta të Egjiptit.

Ndërkaq, edhe një tjetër shpërthim u bë në një tjetër kishë kopte të Shën Markut në Aleksandri ku u vranë 13 persona tjerë, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Përgjegjësinë për të dyja sulmet e ka marrë ISIS, i cili kohët e fundit ka pasur në shënjestër koptët e Egjiptit.

Nga shpërthimi në Tanta mbetën të lënduar 78 persona ndërkaq në Aleksandri 35 tjerë.