Rusia, Irani dhe Siria paralajmërojnë se do t’i kundërpërgjigjen me luftë Amerikës

Një qendër e Komandës së përbashkët e përbërë nga forcat e Rusisë, Iranit dhe aleancës së milicisë në përkrahje të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se Amerika e ka kaluar vijën e kuqe me sulmet ajrore ndaj bazës ajrore siriane.

Po ashtu, kjo qendër ka thënë se do të kundërpërgjigjet ndaj çfarëdo agresioni të ri dhe se do ta rrisë nivelin e përkrahjes për aleatin e vet, Sirinë, transmeton Express.

“Ajo çka bëri Amerika është agresion ndaj Sirisë duke e kaluar vijën e kuqe. Tash e tutje ne do të kundërpërgjigjemi me forcë ndaj çfarëdo agresori apo çfarëdo shkeljeje të vijës së kuqe pavarësisht se nga kush vjen, dhe Amerika i njeh mirë aftësitë tona për t’u kundërpërgjigjur,” thuhet në një komunikatë të publikuar nga ky grup në lla mal Harbi.