Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, për vite me radhë i kishte lënë kosovarët pa ‘check-in’, mundësinë e publikimit të vendndodhjes së tyre në Kosovë, shkruan Kosovapress.
Përherë, kur përdoruesit nga Kosova etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.
Megjithatë, me iniciativën e Lavdi Zymberit, që kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë, u bë e mundshme që të pranohet edhe kjo kërkesë.
Nga sot një vit, Facebook-u i Mark Zuckerberg ua mundësoi qytetarëve të Kosovës që vendndodhjen e tyre në territorin e tyre ta shënojnë me emër të qyteteve që zyrtarisht i njeh Kosova.