Një votues në Istog votoi me pasaportë të ish-Jugosllavisë

Procesi i votimit për të parin e Istogut vazhdon të rrjedhë normalisht dhe qytetarët vazhdojnë të votojnë të pa penguar.

Kështu ka bërë të ditur Demokracia në Veprim, e cila përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgojë procesin e rivotimit në Komunën e Istogut.

“Në disa prej vendvotimeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për asistencë deri në 20% të numrit të përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në ato vendvotime. Në vendvotimet tjera, kryesuesit e Këshillave të Vendvotimeve janë duke regjistruar asistimet në Librin e Votimit, por që kjo shifër e lartë përbënë shqetësim për ne, sidomos kur votuesi e ri në moshë kërkojnë asistencë, prandaj Prokuroria e Shtetit do të duhej të verifikojë nëse këto raste janë të ndërlidhura me veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, thuhet në komunikatë

Sipas DnV-së, në vendvotimin 0606C/04R, në fshatin Vrellë, gruaja i ka treguar fletëvotimin e plotësuar burrit të saj, pasi i njëjti fillimisht kishte deklaruar se gruas së tij i duhet asistencë në votim, mirëpo nuk i është lejuar pasi nuk kishte me vete dokumentin e identifikimit.

DnV thekson se në tri raste ka vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit. Rast më eklatant, sipas DnV-së, është në Qendrën e Votimit 0623C, në Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.

“Në vendvotimin 0608C/02D, në fshatin Rakosh është evidentuar një rast i votimit të hapur. Në qendrën e votimit 0617C/01R, në fshatin Turbuhovc një votues ka treguar hapur preferencën e tij. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në fshatin Banjë e Pejës në vendvotimin 0602C/04R. Në të njëjtin vendvotim, punën e zyrtarit për spërkatje të gishtërinjve e kryente një vëzhgues. Në qendrën e votimit 0621C, në fshatin Kaliqan, kontrollimi me llambë ultra violetë, nuk po bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha rastet duke kontrolluar vetëm njërën dorë”, thuhet më tej në komunikatë.

DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katërvjeçare në Istog.

Në garën për të parin e Istogut janë Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga radhët e AAK-së. Rivotimi në këtë komunë bëhet për shkak të parregullsive në garën e balotazhit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme