Njëra nga makinat e akisdentuara një natë më parë në rrugën Gjevgjeli-Bogdancë ka trafikuar emigrantë nga Siria. Policia njofton se në aksidentin ku pati dhe një viktimë ishin përfshirë 4 makina.
“Mercedesi” i cili ka qenë me traga të regjistrimit të një veture tjetër, ka qenë duke transportuar 7 emigrantë nga Siria. Shoferi është një 48 vjeçar me iniciale B.M nga Makedonska Kamenica. Në aksident ka ndërruar jetë personi B.J që ka dretjruar makinën Opel Korsa, kurse pasagjeri tjetër në veturë është plagosur lëndë.
Gjithashtu është plagosur edhe transportuesi i emigrantëve, ndërsa emigranëtët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në spitalin e Gjevgjelisë.