Dy persona janë transportuar brenda pak orësh të plagosur në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës.
Nga Borshi ka ardhur i plagosur Jurian Gjini, 28-vjec, banues në Lushnje. Ai mësohet se kishte rënë nga një pemë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në spital ka mbërritur i plagosur edhe Aqif Garo, 40-vjec, banues në fshatin Çukë, Sarandë. Garo mësohet se ka rënë nga tarraca e një objekti, të cilin ishte duke e pastruar. I plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet./GSh