Njihuni me fobinë më të re, “Nomofobia”

Në këtë epokë ku kompjuterat dhe telefonat janë të pranishëm në çdo moment të jetës tonë, është gati e pamunduar ta mendojmë jetën pa to.

Dhe nëse ju mungojnë qoftë për disa minuta njeriu mund të kalojë gjendje frike dhe paniku të emërtuara si nomofobia (no mobile phobia).

Hulumtimet botërore tregojnë se, për shembull, të rinjtë e moshës 18-24 vjeçare janë më të ndjeshmit ndaj kësaj frike, duke pasur parasysh faktin se komunikimet e tyre bëhen kryesisht përmes aplikacioneve prezente në këto pajisje të mençura.

Numri i njerëzve të prekur me nomofobia u zbulua në një studim nga SecurEnvoy dhe tregon një rritje, në krahasim me një studim të ngjashëm katër vjet më parë, ku 53 për qind kanë pranuar frikën nga humbja e telefonit. Në studimin e fundit, prej 1.000 njerëzve të anketuar në Britani të Madhe, 66 për qind kanë pranuar se ndjejnë këtë frikë.Simptoma kryesore e nomofobisë është shqetësimi që ndiejmë kur nuk kemi qasje në telefonin celular. Zbrazja e baterisë është një prej arsyeve kryesore pse përdoruesit nuk mund të shfrytëzojnë telefonin e tyre ndaj nuk është çudi pse tek një përqindje e madhe e konsumatorëve, jetëgjatësia e baterisë është faktor vendimtar gjatë përzgjedhjes së telefonit. Tjetër arsye e kësaj frike është edhe ajo e thyerjes potenciale të ekranit të telefonit.

Njerëzit janë të prirur të përjetojnë këtë fobi kur janë të pasigurt, ose kanë mungesë të vetëkontrollit dhe disiplinës, lehtë mërziten apo janë të padurueshëm, ose nuk kanë hobi tjera rekreative.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme