Njihuni me nënkryetarin e ri të Komunës së Prshtinës, Muhedin Nushi

Nënkryetari i deritanishëm i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka bërë tashmë publik faktin se ai do të rrespektojë vullnetin e më shumë se 39 mijë votuesve që ia dhanë besimin që ai t’i përfaqësojë në Parlamentin e Kosovës. Me këtë rast, ai ka lënë postin e zëvendëskryetarit të Komunës së Prishtinës në të cilën u angazhua veçanërisht për realizimin e projektit të parkingjeve, autobusëve të rinj dy prej projekteve më të mëdha që u realizuan gjatë këtij mandati në Komunën e Prishtinës.

Në pozitën e tij tash e tutje do të jetë një person apartiak, njëri prej drejtorëve më të suksesshëm në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi.

Nushi deri më tani ka qenë drejtor i administratës së kryeqendrës. Gjatë menaxhimit të tij, shpenzimet e karburanteve u ulën ndjeshëm, ndërsa shpejtësia dhe efikasiteti i shërbimeve komunale u përmirësua dukshëm. Nushi ishte edhe ideatori i projektit “E- Kiosku” që u morr si model nga shumë qytete evropiane, po ashtu ideoi menaxhimin e rradhëve të pritjes, ndikoi në rritjen e transparencës komunale përmes shërbimeve dhe informatave ‘on – line’ dhe në përgjithësi modernizoi të gjitha shërbimet që qytetarët marrin nga kjo komunë. Hapja e të dhënave në funksion të transparencës, vendosja e sensorëve për matjen e ndotjes së ajrit që alarmoi për shkallën e ndotjes në Prishtinë dhe shumë projekte të tjera kanë nënshkrimin e këtij drejtori.

https://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Departments/Administrates/Prishtina-Data.aspx

Muhedin Nushi, si edhe shumë ekspertë që udhëheqin me drejtoritë e Komunës së Prishtinës, ka një bagazh të ngjeshur dhe të suksesshëm pas vetvetes.
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Eshtë njohës i mirë i proceseve, procedurave dhe operacioneve të industrisë bankare, i teknologjisë informative, analizës së biznesit, përpunimeve statistikore, menaxhimit të të dhënave dhe proceseve si dhe të udhëheqjes së projekteve që nga ideja projektuese, zhvillimi, implementimi, e deri te monitorimi dhe evaluimi.

Nushi fillimisht ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq nga viti 1985 deri në vitin 1990. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ka qenë i punësuar në Bankën Ekonomike me seli në Gjakovë, dhe pastaj edhe në Prishtinë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ka qenë i kyqur në projekte të ndryshme me institucionet e huaja – me Bankën Botërore (Ëorld Bank) në projektin e implementuar nga FAO (Food and agriculture organizations of United Nations), projekte të BE-së pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Entit të Statistikave të Kosovës si dhe në disa projekte pranë UNDP, HELVETAS, USAID etj.
Nga viti 2006 deri ne vitin 2013 ka udhëhequr Departamentin e Teknologjise Informative në Bankën Ekonomike./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme