Nokia 6 dhe 8 përditësohen me Android 9.0 Pie

Siç është premtuar, Nokia 6 dhe Nokia 8 po marrin aktualisht përditësimin e Android 9.0 Pie.

Megjithatë, përditësimet nuk i marrin të gjitha tregjet që nga fillimi, andaj disa përdorues do të duhet të presin disa ditë para se të vijë programi i ri.

Android Pie vjen së pari te përdoruesit në Australi, Indi dhe Amerikën Latine. Përditësimi është afërsisht 1.7 GB, transmeton kp.

Nokia 8, nga ana tjetër, tashmë është përditësuar në disa vende, ndërsa tjetra po vjen tani. Përditësimi është më së shumti i njëjtë me modelin Nokia 6. Gjithashtu, të dy telefonat marrin përditësime të sigurisë për shkurt 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme