Pritet të dalë në tremujorin e dytë të vitit 2017
Nokia ka konfirmuar se do të lansojë një telefon të mençur vitin e ardhshëm
Kompania “Nokia”, ka konfirmuar se telefoni i mençur do të dalë vitin e ardhshëm, duke e bërë premtimin e kompanisë për të ri-hyrë në tregun e telefonisë celulare.
Kompania dikur ka shitur biznesin e saj për Microsoft në vitin 2014, ku telefonat janë shitur në markë “Lumia”. Por, tani ka vendosur të kthehet.
Gjenerata e re e pajisjeve pritet të dalë në tremujorin e dytë të vitit 2017, telefoni i ardhshëm i Nokia-s do të zbulohet në Kongresin Botëror të Celularëve.
Thuhet se kompania do të shpenzojë 500 milionë euro për marketingun e telefonave në tre vitet e ardhshme./21Media