Edhe iPhone 6S me probleme

Pas problemeve te bateria e Samsung Galaxy Note 7, edhe rivali kryesor Apple po përballet me shqetësime nga përdoruesit e saj.

 

Disa përdorues të iPhone 6S janë ankuar se telefonat e tyre po ndalen papritmas dhe për këtë Apple menjëherë ka reaguar.

“Apple ka kuptuar që një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S po ndalen papritmas. Kjo nuk është çështje sigurie dhe prek vetëm një sasi të limituar që janë prodhuar mes muajve shtator e tetor të vitit 2015”, thuhet në një njoftim të Apple-it.

Kompania ka sugjeruar se ata që kanë probleme të tilla ta dërgojnë pajisjen te dega e kompanisë dhe të kërkojnë zëvendësim.Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme