Nokia e kalon Googlen, Sonyn dhe HTC-në

Counterpoint ka rishikuar numrat dhe tani thotë se HMD Global ka shitur 4.4-milionë smartfona në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Neil Shah, analisti i kësaj kompanie, thotë se pjesa e tregut prej 1 për qind e vë atë jashtë Top 10 – Nokia është në vendin e 11-të, transmeton Koha.net.

Për ta vënë atë në perspektivë, më shumë telefona të brendit Nokia janë shitur në tre muajt e fundit të vitit 2017 sesa të kompanive në vijim (individualisht):

  • HTC
  • Sony
  • Google
  • Alcatel
  • Lenovo
  • OnePlus
  • Gionee
  • Meizu
  • Coolpad
  • Asus

Ky brend është duke u ringjallur në disa tregje. Smartfonat e Nokia ishin në vendin e tretë në Britani të Madhe për tremujorin dhe në Top 5 në Rusi, Vietnam dhe në shumicën e tregjeve të Lindjes së Mesme, përcjell Koha.net. Jo keq për një kompani që në fakt është e vjetër një vjet në këtë pikë.

Gjithashtu, Nokia mori vendin e parë në tremujorin e katërt të 2017-ës me 20.7 milionë njësi të shitura dhe duke marrë parasysh tregun e përgjithshëm të telefonave (smart + telefonat e zakonshëm), HMD është në vedin e 6-të (me një pjesë prej 5 për qind të tregut të përgjithshëm).

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme