Nokia paralajmëron ardhjen e modelit të fuqishëm 9

Kompania HMD Global, e cila ka blerë të drejtat e përdorimit të brendit Nokia, në të ardhmen dëshiron të shndërrohet kompania më e madhe mobile në tregun Android.

Këtë vit Nokia prezantoi tre modele me harduer solid dhe çmim të arritshëm, shitja e të cilëve në tregun global do të fillojë së shpejti.

Sipas raportimeve të fundit, Nokia po përgatit hedhjen në treg të telefonit të saj më të fuqishëm deri më tash, modelit 9, i cili me harduer mund t’i konkurrojë telefonave më të fuqishëm të mençur në treg, Samsung Galaxy dhe iPhone, transmeton KosovaPress.

Nokia 9 do të ketë procesor Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64, përkatësisht 128GB memorie, e cila mund të zgjerohet me kartelën e memories microSD, si dhe ka kapacitet të baterisë prej 3.800mAh.  Mund të presim që ekrani OLED të jetë 5,5 inç, dy kamera të pasme dhe opsionin për rezistencë ndaj ujit, skanerin për sy dhe audio teknologjinë OZO.

Nëse raportimet në internet dalin të sakta dhe nëse ky telefon i mençur do të ketë çmime të volitshme në krahasim me konkurrencën, Nokia 9 me të vërtetë mund të tërheqë një numër të madh përdoruesish, që mund të jetë hapi i parë drejt përmbushjes së ambicies së kompanisë dhe kthimit të saj në krye të tregut mobil.

Ndryshe, prezantimi zyrtar i Nokia 9 pritet të bëhet në qershor të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme