Është përfolur për një kohë të gjatë se këngën “A e ke ditë”, Nora e ka vjedhur nga Leonora Jakupi.
Mirëpo, ajo është shprehur se nuk e ka vjedhur dhe se refreni i këngës ka qenë i Flori Mumajesit, përcjell Klankosova.tv.
Nora u shpreh se kjo këngë ka qenë dhe vazhdon të mbetët shumë e dashur për të.
“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit, po të ishte ndonjë këngë e Leonorës unë nuk do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë”, ajo këngë ka qenë e Flori Mumajesit, refreni ka qenë i tij, ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vet. Ka qenë një këngë shumë personale e imja në atë kohë, e kam ndjerë shumë dhe ende e dua si këngë” , u shpreh ajo.