Anija do të ndërtohet nga kompania norvegjeze Yara International dhe grupi industrial Kongsberg. Yara Birkeland, siç quhet anija, do të barte prodhimet e tyre deri te porti në jug të Norvegjisë.
“Anija planifikohet të bartë rreth 100 kontejnerë me shpejtësi prej 12 deri 15 nyja (cca 25km/h)”, tha drejtori i projektit Bjorn Tore Orvik.
Në fillim të projektit, anija do të drejtohet në mënyrë manuale, ndërsa nga viti 2019 do të menaxhohet nga largësia dhe autonominë e plotë do ta arrijë deri në vitin 2020, shkruan Phys.org.