‘Nothingburger’ apo …?

Nga Cretan Archer

“Jam e lumtur që jam këtu dhe flas para parlamentit të një Shqipërie të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike”. Vizita e Hilary Clinton në nëntorin e vitit 2012 përkonte me 100-vjetorin e pavarësisë. Me Topallin prapa dhe Berishën para, ajo i bëri thirrje botës se “nëse doni të shikoni demokracinë në veprim, hajdeni në Shqipëri”. Shtatë muaj më vonë, Topalli dhe Berisha humbën zgjedhjet.

Salla e priti me ngazëllim edhe shprehjen e saj historike se “kemi qendruar me ju gjatë 100 viteve të para, do të qendrojmë me ju edhe për 100 vite të tjera.” Edhe unë nga llozha e të ftuarve u ngazëlleva, por pastaj u kthjellova që nuk kishte qenë gjithmonë ashtu.

M’u kujtua sesi korrikun e largët të vitit 1961, presidenti demokrat Kennedy e kishte “shitur” Shqipërinë. Në takimin e tij me liderin sovjetik Hrushov ishin dakortësuar që në këmbim të largimit të nëndetësve sovjetike nga Vlora, Enver Hoxha dhe regjimi i tij komunist do të sundonin sa të kishin frymë. Kështu, ai përmbysi përpjekjet disavjeçare të paraardhësit të tij republikan Eisenhoëer për ta larguar Shqipërinë nga blloku komunist.

Dy dekadat e para pas rënies së komunizmit, shqiptarët i dedikojnë gjithçka të mirë SHBA-së dhe me të drejtë. Që nga kërcënimi i Krishtlindjeve të vitit 1992 të presidentit Bush Sr, tek Rambujeja, ndërhyrja ushtarake për çlirimin e Kosovës dhe deri tek dy premtimet e presidentit Bush Jr. në Tiranë, Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur, SHBA-ja dukej sikur i kishte marrë shqiptarët për dore.

Periudha e adminstratës së presidentit Obama shënoi tërheqjen e butë nga Ballkani, duke i hapur rrugën intrigave të treshes Vuçiç – Rama – Thaçi në kushtet e vakuumit.

Shqiptarët dhe Ballkani u rikthyen përsëri në vëmendjen e SHBA-së, ku presidenti republikan Trump bëri bashkë për herë të parë në histori, në Zyrën Ovale, liderët e Kosovës dhe Serbisë, të cilët u detyruan të pranonin normalizimin e marrëdhënieve. Njohja nga Izraeli ishte një dhuratë personale jo e vogël e Trump për Kosovën.

Administrata e re e demokratit Biden caktoi si Të Dërguar, një figure irrelevante, një zyrtar të nivelit të tretë në Departamentin e Shtetit. Por, boshllëkun e krijuar nga DASH duket se e mbushi Alex Soros.

Në katër vite, nuk pati takim apo foto familjare të liderëve të Ballkanit ku të mos dukej koka e vogël e Soros Jr. Tashmë ishte e qartë se diplomacia amerikane në Ballkan i ishte dhënë me nënkontraktim, familjes Soros. Aleksi i vogël në staturë, por me ambicie të mëdha, ishte prapa inicitivave të mëdha si ndarja e Kosoves, “Ballkani i Hapur” dhe “non-grata” ndaj Sali Berishës.

Më herët, i ati i tij kishte qenë ideuesi i iniciativave të Ramës për pranimin e armëve kimike siriane, muxhahedinëve iranianë dhe punonjësve të fondacionit Soros në Afganistan. Ai erdhi në Tiranë dhe qendroi plot tri ditë para vizitës së Sekretarit Blinken.

Qarqet politike dhe mediatike gumëzhinin nga thashethemet dhe teoritë e konspiracionit, që nga një dorëheqje e butë me fjalë të mira e Ramës nën presionin amerikan për shkak të aferës së McGonigal, tek vendosja e avionëve F16 të destinuara për Ukrainën në aeroportin e Kuçovës, deri tek aludimet për një marrëveshje për vendosjen e armëve taktike në të njejtin aeroport, duke anashkaluar Kongresin dhe parlamentin e Shqipërisë.

Këto aludime merrnin peshë duke ditur se çdo krizë politike e brendshme është shoqëruar me një koncension të madh të Ramës në raport me amerikanët dhe se Rama ndodhet në fund të mandatit të tretë në mesin e krizave më të mëdha, që nga McGonigal, tek inceneratorët, projekti i Durrësit dhe qindra dosje të tjera korrupsioni në SPAK.

Blinken erdhi për të mos thënë asgjë. Në javët në vijim do të mësojmë se çfarë “ka thënë” Aleks Soros.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme