Nubia Z17 vjen me 8GB RAM

Është koha më e mirë e vitit për telefonat e rinjë, pasi modele të reja po prezantohen në mbarë botën. Shtesa e fundit është ZTE nubia Z17, njoftoi sot kompania në Pekin. Telefoni vjen me procesorin më të fundit Qualcomm Snapdragon 835, 8 GB RAM së bashku me 128 GB storage.

Nubia Z17 është vetëm telefoni i dytë nga një prodhues kinez që ka të paketuar Snapdragon 835 SoC, pas Xiaomi Mi 6. Kombinimi i kamerave 23 MP + 12 MP sjell 2x zoom optik dhe deri në 10x Zoom Dinamik, ashtu si iPhone 7 Plus. Kamera për selfie është 16 MP me aperturë f / 2.0 dhe lente me kënd të gjerë 80 gradë.

Pajisja funksionon në Android 7.1.1 Nougat me Nubia UI 5.0 në krye. Ajo ka një tipar të quajtur NeoPoëer 3.0, i dedikuar për të pezulluar proceset e sfondit dhe për t’i dhënë baterisë prej 3,200 mAh deri në dy ditë përdorim me një mbushje. Falë Quick Charge 4.0 nga Qualcomm, qeliza e energjisë mund të ngarkohet nga 0% në 50% në vetëm 25 minuta.

Telefoni ka një altoparlant Dolby Atmos për zërin e freskët dhe IR blaster nëse vendosni të përdorni nubia Z17 si një telekomandë. Pajisja tani ka certifikim IP67 dhe mund të zhytet deri në 1 metër nën ujë. ZTE me krenari njoftoi këtë funksion në ngjarjen që u zhvillua strategjikisht në Qendrën Kombëtare të Aquatics.

Versioni me 6 GB RAM + 64 GB do t’ju kushtojë 411 dollarë, një me 6 GB RAM + 128 GB magazinim është 499 dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme