Nuhiu: Akuzat e “Besës” të pabaza

Nëpunësit dhe zyrtarët policor nga komuniteti shqiptar në MPB nuk janë të avancuar në pozita udhëheqëse, edhe pse ministër i këtij dikasteri është Agim Nuhiu, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA.

“Të gjithë ne e dimë se përfaqësimi ose numri më i madh i të punësuarve shqiptar janë në nivel të sporteleve, këto ndoshta me qëllim janë lënë në kushte të tilla si pasojë e pafuqisë ose mos pasjes kompetenca të ministrit dhe strukturave tjera, që t’i mbrojnë ata dhe t’i avancojnë në hierarki”, u shpreh zëdhënësi i Besës, njofton TV21.

Por, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se zyrtarisht nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga ky subjekt politik. Ministri Agim Nuhiu në përgjigjen e tij për TV21 tha se kushtet e punës janë trashëguar prej vitesh në këtë ministri, dhe në të tilla punojnë të gjithë pa dallime etnie.

“Unë do të them se në këtë segment, kritikat e tyre janë absolutisht të pabaza. Pikërisht, në departamentin ku ata vënë theksin e kritikës, shqiptarët atje janë të përfaqësuar rreth 30% në vijë horizontale, ndërkaq në vijën vertikale shqiptarët janë të përfaqësuar me një pozicion më të lartë, përkatësisht me ndihmës ministër në departamentin për çështje administrative civile. Dhe ne nuk mund t’i dallojmë shqiptarët e të tjerët për kushtet e punës”, tha Nuhiu.

Nuhiu mori detyrën e ministrit të brendshëm në fund të vitit të kaluar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës. Funksionin e tij ai po e kryen në bazë të Ligjit për Qeverinë, që është ndryshuar në fund të muajit korrik, pasi që u arrit firmosja e aneksit të marrëveshjes së Përzhinës, dhe shpallja e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.  Ai në ditën e parë të punës premtoi se gjatë kohës që do të kryej këtë detyrë, do të angazhohet që MPB-ja të reflektojë edhe përfaqësimin e barabartë, njofton TV21.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme