Gruevski: Nuk jam antishqiptar! Mediat fajtore për këtë përceptim. Po “rasti Sopoti”?

Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk është antishqiptar, por se mediat e kanë krijuar një përceptim të tillë.

Risjellim faktet!

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska nuk kishte komentuar bisedën e saj me drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov të publikuar nga opozita, në të cilën ajo dëgjohet teksa flet për rastin e Sopotit duke fyer madje rëndë shqiptarët dhe të burgosurit. Jankullovska kishte deklaruar se për këtë duhet të flasin në LSDM, pasi sipas saj, ngjarja kishte ndodhur ne vitin 2003. Ajo madje e quan të mbyllur këtë rast, edhepse ende nuk ka një epilog gjyqësor.

“Ju parashtruat pyetje për një lëndë konkrete që nëse unë e mbaj mend mirë ka pasur përfundim gjyqësor në vitin 2003. Andaj mendoj se më mirë do të ishte që pyetjen tua parashtron atyre që kanë pasur kompetenca të veprojnë në vitin 2003. Nëse nuk gënjehem, në atë kohë LSDM ishte në pushtet, MPB udhëhiqej nga kuadër i LSDM-së, edhe kryeministri ishte nga radhët e LSDM-së andaj ndoshta Zoran Zaev ka më tepër informata për atë se si ka shkuar procedura. Lënda ka përfundim gjyqësorë dhe është prej para 10 viteve”, deklaroi Jankullovska.

Në bombën e 25 të publikuar nga LSDM-ja dëgjohen biseda telefonike mes funksionarëve shtetërorë, duke zbuluar detaje për rastin e “Sopotit”, për të cilin u gjykuan 11 shqiptarë të fshatit Sopot të Kumanovës.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i DSK-së Sasho Mijallkov konfirmojnë se nuk kanë asnjë provë për këtë rast, ndërsa dëshmia e dëshmitarit është marrë me dhunë.

LSDM-ja publikoi një tjetër skandal, të cilin e zbuluan mediat para disa vitesh, por nuk u konfirmua zyrtarisht. Bëhet fjalë për kapjen e djalit të kryeparlamentarit Trajko Veljanovski me drogë të llojit kokainë në Greqi, në kufirin me Maqedoninë.

Nga bisedat e publikuara sot u konfirmua edhe skandali me redaktoren e televizionit Sitell Ivona Talevska, e cila kishte marrë një tender milionësh me kompaninë Vizaris, në pronësi të nënës së saj.

Pasdite në Veles, LSDM-ja organizon një tjetër marsh protestues kundër Qeverisë dhe krimeve të pushtetarëve që publikohen nga bombat

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme