Nuk arriti të fitojë përball Luizit, Kristi: Ai ishte gangster, donte t’i nënshtroheshim

Kristi humbi përball Luizit në finalen e ‘Big Brother VIP Albania”.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer Kristit.

I ftuar së fundi në “Ftesë në 5″, ai ka folur pikërisht për lojën që bëri në” BBVA” dhe raportin me disa prej ish-banorëve, në veçanti për Oltën dhe Luizin.

Sipas Kristi, Olta ishte një person manipulues ndërsa Luizi tentonte të të nënshtronte në lojën e tij.

“Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.

Tutje, ai u shpreh se në një moment kishte besuar se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje e ndjeu se edhe Luizi ishte frikësuar në një moment.

“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë”, u shpreh tutje ai.

“Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme