Nuk dihet saktë se sa shqiptarë janë në botë

Ndër dilemat e periudhës së kohës së pluralizmit paraqet edhe prezantimi i saktë i numrit të shqiptarëve në botën e jashtme, që njihet me emërtimin diasporë, e cila për nga koha e emigrimit të tyre ndahet në diasporën e vjetër dhe në atë të re.
Fakti se nuk kemi të dhëna të sakta – sidomos në lidhje me emigrimin e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnogjeografike – nga institucionet shtetërore, krijon hapësirë për qasje joprofesionale e madje politizim të skajshëm të kësaj dukurie shqetësuese kombëtare, shkruan Nail Draga, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Nëse deri në vitin 1990, në lidhje me numrin e shqiptarëve të emigruar nga hapësira e tyre etnogjeografike, e cila ishte në kuadër të ish-Jugosllavisë kemi pasur të dhëna të përafërta, pas shembjes së sistemit monist dhe shkatërrimit të këtij shteti, të dhënat janë aproksimative, edhe pse institucionet e Kosovës janë përpjekur vazhdimisht që të ofrojnë të dhëna të pranueshme.

Ndërsa për shqiptarët në Shqipëri, për periudhën e para vitit 1990, as që mund të flitet, sepse instalimi i diktaturës komuniste kishte ndaluar lëvizjen e popullsisë jashtë vendit e me këtë edhe emigrimin e shqiptarëve në botën e jashtme.

Kujtojmë me këtë rast emigrimin politik të shqiptarëve të vendosur në ambasadat e huaja më 2 korrik 1990, e më pas, dukuri që mori përmasa biblike, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga toka e deti. Emigrantët e parë ilegalë u vendosën fillimisht në vendet fqinje Greqi e Itali e më pas edhe në vendet e tjera evropiane, deri në Amerikë e Australi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme