Nuk dorëzohet Milan, synon tansferimin e yllit të Chelseas!

Milani vazhdon përpjekjet për Pulisic

Përkundër shkarkimit të papritur të Paolo Maldinit, planet transferuese të Milanit nuk kanë ndryshuar dhe klubi po vazhdon angazhimin për mesfushorin e Chelseat, Christian Pulisic.

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët planifikojnë të shpenzojnë vetëm 35 milionë euro në afatin kalimtar veror, si edhe paratë që do t’i përfitojnë nga shitja e lojtarëve.

Daniele Longo nga Calciomercato .com bën të ditur se klubi duhet t’i zgjedhë me kujdes shënjestrat e veta duke pasur parasysh kufizimet financiare.

Anësori amerikan mbetet shënjestër e klubit italian që planifikon t’i sigurojë shërbimet e tij në sezonin e ardhshëm.

Milani ishte duke ndjekur edhe Reiss Nelson, mirëpo hoqi dorë pasi 23-vjeçari vendosi të nënshkruante kontratë katërvjeçare me Arsenalin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme