Qendrim i redaksise se portalit Sakte
Ndonëse deri më tani nuk ka ndodhur që në një konventë partie ku promovohen kandidatët e zgjedhur për deputetë të mos përkrahen nga militantët partiak, megjithatë, nuk është i ndershëm turpërimi publik që iu bë Artan Grubit nga ana e disa portaleve.
Pavarësisht se në videon e cila u shpërnda me shpejtësi dhe u komentua me tone të ndryshme ofenduese shihej se si kandidati i BDI – së Artan Grubi del me vetëbesim në skenën e konventës partiake, vetëbesim që zgjati vetëm disa sekonda derisa e kuptoi se është i padëshiruar për publikun, megjithatë turpërimi publik të cilin e përjetoi u transmetua në mënyrën më të vrazhdë nga disa portale. Të kota ishin edhe përpjekjet e shefit të kabinetit të Ali Ahmetit që ta ngjallte reagimin e masës me thirrjet “UCK, UCK…”, dukej sheshazi se ato thirrje nuk gjenin mbështetjen nga ata që në rrethana normale do të duhej ta përkrahnin kandidatin e tyre.
Ndonëse një turpërim i tillë publik ku kandidati vërehet se është i padëshiruar nga përkahësit e subjektit të tij politik ndodh për herë të parë në skenën politike të Maqedonisë, megjithatë, nuk ishte profesional as raportimi i disa medieve që i publikuan ato pamje turpëruese për z. Grubi.
Portali Sakte.net në shenjë mospajtimi me politika të tilla redaktoriale distancohet nga publikimi i këtyre pamjeve, pavarësisht kërkesave të shumta të lexuesve. Konkretisht, sic veproi portali Almakos dhe të tjerë.
http://www.almakos.com/ja-se-si-aktivistet-e-bdi-se-nuk-e-perfillin-artin-grubin-video
Artan Grubi i dëshirojmë fushatë të suksesshme dhe rezultate të kënaqshme.