Azgan Menrica, autori 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj që ndodhi tre ditë më parë në Fier.
Ai ka shpjeguar se veprimi i tij kishte ardhur si pasojë e një frike dhe konfliktit të çastit.
“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë Mërnica.
Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia.
Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe më vonë nga deklarata e dhënë në polici u kuptua se është fshehur në pyllin Seman dhe më pas është kthyer për tek daja e tij pasi siç ka thënë ai s’kishte ngrënë bukë që prej 2 ditëve.
‘’Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”
I pyetur para policisë ai ka nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer.
Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” tha Mërnica përpara uniformave blu.



