“Çfarë je duke bërë?” Fjalët e fundit të 40 vjeçares përpara se të m*asakrohej nga burri i saj

Një regjistrim audio është publikuar nga media greke Skai.gr, në të cilën dëgjohet Enkelejda Danaj së bashku me burrin e saj Eduart Danaj teksa po ziheshin, pak para se ajo të vritej në mënyrë tragjike nga ai.


Në regjistrim, mes të bërtiturash dhe sherresh, dëgjohet viktima e cila thotë “Çfarë je duke bërë”, duke menduar se ky është momenti që 50 vjeçari, Eduart Danaj ka kërcënuar 40 vjeçaren me thikë, për ta vrarë më pas.

Vrasësi është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa kujtojmë se viktima raportohet të ketë bërë dhe 3 denoncime të mëparshme ndaj Danaj.

Denoncimi i parë i saj vjen në 3 prill 2013, për dhunë në familje.

Kallëzmi i dytë është bërë në 18 shtator 2022, kur viktima e ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Pas këtij denoncimi, ai u arrestua dhe u dha urdhër që të ndalohej bashkëjetesa mes çiftit, por raportohet se ajo e kishte lejuar sërish bashkëjetesën.

Ndërkohë denoncimi i fundit është bërë më 7 maj të këtij viti, për dhunë dhunë në familje.  Pas këtij kallëzimi Eduart Danaj është ri-arrestuar.

Viktimës, Enkelejda Danaj, i është ofruar dhe butoni i panikut në celularin e saj nga autoritetet greke, për të marrë ndihmë në çdo rast.

Bëhet me dije se gjithashtu i ëhstë dhënë mundësia e transferimit të saj në një objekt pritës por deklaroi se nuk dëshironte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme