Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme, deklaroi kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes dy orëshe në Qeveri.
Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me qeveritarët, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. – Kërkojmë rritje të menjëhershme të pagave. Goditjet e çmimeve dhe inflacioni dyshifror na japin të drejtën që menjëherë të kërkojmë korrigjim të pagave, sepse kjo nuk është më e qëndrueshme, tha Dimovski.