Nuk ka vjetërsim të lëndës ndaj Merkos për blerjen e katër automjeteve

Gazetar: Miki Trajkovski

Gjykata e Strugës e hodhi poshtë propozimin e mbrojtjes për vjetërsim e lëndës që ka të bëjë me blerjen e makinave luksoze nga kreu i komunës, Ramiz Merko. Vlerësimet fillestare janë se vjetërsimi absolut do të ndodh në vitin 2028. Gjithashtu është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës. Ndaj Merkos janë nëntë raste aktive gjyqësore.

Ramiz Merko do të vazhdojë të gjykohet për blerjen e makinës luksoze Audi A6 me vlerë 67 mijë euro dhe tre veturave të tjera për nevojat e komunës në vlerë prej 114 mijë euro, pasi Gjykata e Strugës mori vendim me të cilin nuk pranohet propozimi i mbrojtjes për vjetërsim të lëndës.

“Duke pasur parasysh se paraprakisht ishte marrë vendim nga kolegia që e trajtonte lëndën, se kundërshtimi nuk pranohet, sepse seanca nis prej në fillim, unë kam marrë sërish të njëjtin vendim, sepse besoj se është ndërprerë i afatit të vjetërsimit. Për këto arsye e hapëm seancën dhe filluam paraqitjen e provave”, tha Jordan Jovanov- gjykatës.

Gjykatësja nuk mund të tregonte se kur mund të pritet vendim për këtë rast.

“Nuk mund të jepet përgjigje konkrete, sepse varet nëse sigurojmë praninë e dëshmitarëve. Lista është e gjerë, por kjo nuk do të thotë se ato do të pranohen në tërësi. Nisur nga mënyra se si është paraparë vepra, mendoj se vjetërsimi i plotë është viti 2028”, u shpreh Jordan Jovanov- gjykatës.

Dy nga dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën sot në gjykatë. Dëshmi ka dhënë vetëm Nada Bojaxhievska, punonjëse e Entit Shtetëror të Revizionit, e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e revizionit të punës së komunës së Strugës në vitin 2018, kur është blerë vetura.

Ndërkohë në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari bankare të bllokuar, i akuzuari ka blerë katër automjete, me çka ka sjellë përfitim material për bartësin e prokurimit publik.

Ndryshe, dënimi me burg për këtë vepër është nga një deri në pesë vjet. Mbrojtja e Merkos beson se ai nuk është fajtor.

Nga ana tjetër është shtyrë gjykimi për pllakën përkujtimore që ishte vendosur në objektin e komunës së Strugës, i cili ishte caktuar për sot.

“Ramiz Merko nesër sërish do të paraqitet në gjykatë, kësaj radhe për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë dhe rajonin e Strugës”, raporton gazetari i Alsat, Miki Trajkovski.

Aktualisht janë nëntë raste gjyqësore aktive kundër Merkos./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme