Mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka publikuar një fotografi jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, ku ka deklaruar se puna është duke vazhduar edhe në orët e vona.
“Puna në Kuvendin e Kosovës edhe në këto orë të vona po vazhdon. Nuk mundet asgjë të na ndal!” – ka shkruar Rexhaj.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë e deputetët ë partisë në pushtet u përfshinë në përleshje.