Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur mes vete.
Siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/