Mungesa e gjyqtarëve, por edhe e bashkëpunëtorëve profesionalë vazhdon që të jetë sfidë për punën dhe efikasitetin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtues të këtij institucioni kanë vlerësuar se autoritetet përkatëse duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, në mënyrë që lëndët gjyqësore të kryhen brenda afateve të arsyeshme kohore dhe kështu të evitohen shkeljet e drejtave të qytetarëve.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka pohuar se ka mangësi te resurset njerëzore, gjë që reflektohet edhe në punën e kësaj gjykate.