Nxënësit e Tetovës përfundojnë vitin shkollor me mungesë të librave

Gazetare: Vjollca Aliti

Shkollave të Tetovës iu mungojnë më shumë se 15,000 libra. Viti shkollor po përmbyllet, ndërsa shumë nxënës kanë hasur në probleme për shkak të mungesës së librave. Edhepse Ministria e Arsimit është kompetente për furnizimin e shkollave me libra, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se ka kërkuar që dikasteri i arsimit t’i lejojë që librat që mungojnë t’i blejë komuna dhe t’i shpërndaje nëpër shkolla.

“Ne veçmë jemi në përpilim propozimit idesë që të intervenojmë në ligjin që në pamundësi që pushteti qendror të mundësojë libra ajo të ju jepet në ingerenca komunave. Ne do ngremë një iniciative që në rastet që paraqiten, komuna të mund të ketë atë të drejtë t’i furnizojë nxënësit me libra sepse është e drejtë ligjore e cila iu mohohet nxënësve. Ne jemi në kontakt me këshillat e prindërve, mbi 5,500 prindër janë nënshkruar në peticion nëse kjo gjendje nuk përmirësohet në vitin e ardhshëm shkollor, ne si komunë do përkrahim organizimin e protestave”, tha Bilall Kasami, kryetar I Komunës së Tetovës.

Nga Ministria e Arsimit asnjë përgjigje për kërkesën e kreut të Tetovës. Shkollat e Tetovës përballen edhe me mungesë të theksuar të lekturave. Ata pak lektura të cilat janë në bibliotekat e shkollave, janë te vjetra e të dëmtuara. Drejtoresha e Shkollës Fillore “Liria” e cila është një ndër shkollat më të mëdha të qytetit thotë se si pasojë e mungesës së titujve nxënësit shpesh detyrohen të lexojnë lektura të cilat nuk janë në plan programin mësimor.

“Numri I librave nuk është aq sa duhet të jetë, aq sa është nevoja. Për shkak të mungesës, ne I drejtojmë nxënësit te biblioteka e qytetit që çfarë ka mund të marrin dhe atje. Ka ngecje, shumë ngecje ka te pjesa e librave por shpresojmë se në të ardhmen do jetë diçka më në rregull. 4:57 Neve na duhen librat kryesore, mësimdhënësi i gjuhës shqipe nuk mund ta realizoje atë pjesën e vet që duhet t’ia jep nxënësit librin që duhet ta lexojë, patjetër t’i jep titull tjetër apo ta detyrojë diku tjetër të shkojë që ta merr librin që duhet ta lexojë”, deklaroi Mamudije Ameti, drejtore e sh. F. “Liria” Tetovë.

Mungesa e sallave të leximit rëndon edhe më shumë gjendjen nëpër shkolla. Drejtorët e disa shkollave të Tetovës potencojnë nevojën e madhe për sallat e leximit të cilat ndjeshëm do kishin përmirësuar performancat e nxënësve. Ndryshe, komuna e Tetovës ka shpërndarë në shkollat e qytetit mbi 10,000 tituj për lexim të lirë të nxënësve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme