Policia e Kosovës, pas nxjerrjes së fëmijës së dytë, ka dhënë detajet fillestare për rastin.
“Fillimisht, policia rreth orës 15 ka pranuar një informacion, se në një liqe të quajtur artificial që gjendet prapa nesh, fillimisht 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para dyshohet se 2 prej tyre kanë hyrë brenda dhe nuk kanë arritur të dalin. Më pas, një fshatar që ka qenë afër, ka arritur që njërin nga viktimat ta nxjerrë. Policia e Kosovës, me njësitet e emergjencës, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë fëmijë së nxjerrë nga fshatari, i cili gjithashtu ka tentuar t’i japë ndihmë, por fatkeqësisht, nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humb jetën. Ndërsa diku rreth orës 17 e 10, njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.