Masakra në qytetin Bucha të Ukrainës i tregoi botës se çfarë do të thotë lufta. Gra dhe fëmijë të pafajshëm u vranë ose u dogjën nga trupat ruse.
Një skenë e tmerrshme e asaj çfarë ndodhi në qytet ka dalë së fundmi. Nga këto pamje filmike shihet se si ushtarët rusë kanë zënë rob një grup prej nëntë civilësh.
Këto pamje mund të cilësohen një nga provat e mundshme për krime lufte nga ushtarët rusë në Bucha. Presidenti Volodymyr Zelensky ka përsëritur pretendimin e tij se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë.
Beteja për Donbasin ka të ngjarë të vendosë fatin e sulmit rus. Marrja e rajonit do t’i lejonte Moskës të hapte një urë tokësore përgjatë bregut jugor në kufirin rus dhe të kontrollonte furnizimin me ujë në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në 2014. Rreth 40,000 nga ushtarët më të fortë dhe me përvojë të Kievit janë vendosur atje dhe një humbje e tyre do të ishte një goditje për Ukrainën.